Europol, së bashku me agjencitë ligjzbatuese të 35 shteteve, ka realizuar një operacion ndërkombëtar të koduar “Stream” për të luftuar shfrytëzimin seksual të të miturve në internet.
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit, pas informacioneve të ardhura nga autoritetet policore të Gjermanisë dhe EUROPOL, se dhe një shqiptar ishte i implikuar në këtë veprimtari kriminale, i ka referuar materialet procedurale Prokurorisë së Tiranës, e cila ka regjistruar procedim për veprën penale “Pornografia”, me të mitur.
Nga hetimet u identifikua 29-vjeçari me iniciale M.Z., banues në Tiranë. Gjatë kontrollit në banesën e 29-vjeçarit u sekuestruan 3 celularë dhe 1 laptopë.
Ndërkohë paisjet e sekuestruara janë dërguar për ekzaminime kompjuterike të mëtejshme. Ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, në vendin tonë.