-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet e 11 majit, publikohet lista përfundimtare e votuesve

Kryesoret

Ministria e Brendshme ka publikuar listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e 11 majit për votuesit brenda vendit.

Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 3,713,761 shqiptarë, brenda e jashtë vendit.

Nga këta 114,642 zgjedhës votojnë për herë të parë, 1,081 persona të papërfshirë për shkak të dekriminalizimit, si dhe 5,225 është numri i qendrave të votimit.

Procesi i hartimit të listës përfundimtare të zgjedhësve është kryer nën mbikëqyrjen e auditëve të KQZ-së, duke kaluar në disa faza në zbatim të dekretit të Presidentit, përmes publikimeve të 3 ekstrakteve të përbërësve zgjedhore.

Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare në vend, listat zgjedhore përfshijnë dy kategori: zgjedhësit që jetojnë brenda vendit dhe ato jashtë vendit.

“Lista përfundimtare përmbyll procesin e hartimit dhe shpalljes së Listës së Zgjedhësve. DPGJC në çdo bashki vijon të përmbushë detyrimet mbi përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore. Ndërkohë qytetarët mund të aplikojnë apo rinovojnë Letërnjoftimet elektronike të skaduara, si një nga 2 dokumentet biometrike, që përdoren për identifikimin e votuesve në zgjedhjet e 11 majit.

Ministria e Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile dhe kompania shtetërore e prodhimit të dokumenteve të identitetit “IdentiTek” mbeten të angazhuara në përmbushje të standardeve më të larta, të këtij procesi të rëndësishëm.”, thuhet në njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit