-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BE: Në Shqipëri nuk të jepet merita

Kryesoret

Ambasadori i Bashkimit Europian për Shqipërinë Silvio Gonzato ka thekuar se BE do të mbështesë politikat sociale në Shqipëri për parandaluar siç e quajti ai ‘dëshirën e të rinjve për të emigruar’. Nga ana tjetër ambasadori BE-së vendosi në vëmendje dhe mungesën e një sistemi, sipas tij, mbi meritën në Shqipëri.

“Dialogu social luan rol në shëndetin e Shqipërisë dhe është pjesë e rëndësishme e politikave sociale dhe të punësimit që janë edhe pjesë e grup kapitullit numer 3 që do të çelet shumë shpejt. Dialogu social nuk është i rëndësishme vetëm për anëtarësim por edhe për kohezionin.

Të rinjtë shpesh janë të shqetësuar për të ardhmen dhe kjo sjellë dëshirën për të emigruar, sepse kanë pasiguri për punën, kjo mund të vij edhe prej punësimit informal, nuk paguhen ditët kur nuk janë mirë me shëndet.

Shqetësim tjetër është cilësia e arsimit. Por edhe korrupsioni, është pengesë e madhe për të rinjtë që të realizojnë ëndrrat. Mungon një sistem që bazohet tek merita. Na duhet një dialog social dhe domethënës” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit