Finale Real Madrid-Barcelona në Kupën e Mbretit këtë edicion në Spanjë. Barcelona fitoi në shtëpinë e Atletiko Madridit 0-1 për të kapur finalen.
Barazim 1-1 mes Interit dhe Milanit, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Në pjesën e parë, të besuarit e Inzaghit dominuan me mbajtjen e topit, por nuk u treguan konkret.
Të parët realizuan kuqezinjtë me Abraham, i cili shënoi në minutën e 47-të. Zikaltërit reaguan dhe u kundërpërgjigjën me Calhanoglu, me një supergol. Takimi i kthimit do të luhet me 23 prill.
Por skandali erdhi nga Turqia. Galatasaray mundi Fenerbahcen me rezultat 2-1 në çerekfinale të Kupës së Turqisë dhe kaluan në gjysmëfinale, humbje që nuk i ka pëlqyer Jose Mourinhos.
Pasi u mbyll ndeshja, lojtarët dhe stafi i Galatasarayt po festonin në fushë. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer Jose Mourinhos që drejton Fenerbahcen, duke iu afruar trajnerit të Galatasarayt, Okan Buruk, dhe duke e kapur për hunde.