Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reguar nag burgu në lidhje me vdekjen e aktores së mirënjohur shqiptare Margarita Xhepa. Meta me anë të një postimi shpreh ngushëllimet për familjen e aktores dhe për të gjithë komuntitetin e artistëve.
Ai thekson se arti shqiptar është sot në zi për këtë humbje kaq të madhe dhe të pazëvendësueshme. Meta nënvizon se aktorja ishet një artiste e jashtëzakonshme dhe ka lënë pas trashëgimi me vlera të madha unike artistike.
“Një artiste e jashtëzakonshme, e cila mjeshtërisht na la trashëgim shumë vlera të mëdha unike artistike që nga Shekspiri i madh e deri te dramaturgjia e spikatur shqiptare duke skalitur karaktere e duke i ndërtuar aq bukur, me të cilat arti ynë skenik dhe kinematografia jonë është përfaqësuar denjësisht edhe ndërkombëtarisht.
Gjithmonë e dashur dhe e respektuar, Margarita Xhepa do të kujtohet përherë me mirënjohje për kontributin e vyer për kulturën dhe identitetin tonë kombëtar, e cila edhe si zonjë dhe nënë e nderuar, arriti të jepte mesazhe të përjetshme frymëzuese, njerëzore dhe sociale, përtej fasadave të rreme ideologjike, duke e vënë artin në shërbim të kauzave madhore sociale e kombëtare.”, thotë Meta.