20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia Rrugore e Tiranës gjobit 93 drejtues mjetesh të tonazhit të rëndë

Kryesoret

Policia Rrugore e Tiranës gjatë 24 orëve të fundit ka kontrolluar dokumentacionin e rreth 200 mjeteve të tonazhit të rëndë, autobusëve dhe furgonave. Pas kontrolleve ka vendosur gjobë 93 mjeteve të tonazhit të rëndë dhe mjete të transportit të përzier.

“Konkretisht: 78 masa janë vënë për mjetet e tonazhit të rëndë, për qarkullim jashtë orarit të përcaktuar; 5 masa janë vënë për qarkullim pa certifikatë transporti me vete; 5 masa janë vënë për qarkullim pa certifikatën e kolaudimit; 4 masa janë vënë për qarkullim me të meta teknike; 1 masë është vënë për qarkullim me targa të palexueshme”, bëri të ditur policia.

Ndërkohë policia po vijon kontrollet dhe verifikimet dhe apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit