Prej disa ditsësh, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Vlorë, ka nisur një aksion të befasishëm në dhjetëra biznese të qytetit.
Ky aksion është përqendruar te subjektet private të evidentuara me risk, ku mund të ketë tregtim të mishit të pulës të kontaminuar me salmonelë.
Ditën e sotme kontrollet janë shtrirë edhe në subjektet private në fshatra dhe brenda lagjeve. Gjithashtu po kontrollohen edhe restorantet dhe fast-foodet e qytetit.
Ndërsa në hyrje të subjekteve private janë vendosur tabela informuese për klientët, të cilat evidentojnë produktet që përmbajnë salmonelë.