Nuk ka liri. Ditën e sotme Gjykata e Posaçme Antikorrupsion la në burg ish-policin Altin Morina.
Morina u arrestua një ditë më parë, pasi ishte shpallur në kërkim nga SPAK, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike“, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal.
Gjatë kontrollit fizik, 45-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua me cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë.
Në komunikimet në “SkyECC” dyshohet se Morina ka bashkëpunuar me të fortin e Niklës, Durim Bami, në lidhje me këtë çështje.