-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dyshohet për përdhunim dhe ngacmim seksual ndaj fëmijëve, arrestohet deputeti britanik

Kryesoret

Deputeti laburist Dan Norris në Britani është arrestuar nën dyshimin për përdhunim dhe ngacmim seksual ndaj fëmijëve.

“Deputeti Dan Norris u pezullua menjëherë nga Partia Laburiste pasi mësoi për arrestimin e tij. Ne nuk jemi në gjendje të komentojmë më tej ndërsa hetimi i policisë është në vazhdim,” tha një zëdhënës i Partisë Laburiste sipas Sky News.

Dan Norris 65 vjeç, fitoi mandatin në North East Somerset dhe Hanham në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të kaluar. Ai hyri për herë të parë në parlament kur Tony Blair erdhi në pushtet në 1997 dhe shërbeu si deputet i Wansdyke deri në vitin 2010.

Norris është gjithashtu kryebashkiak i Anglisë Perëndimore nga viti 2021, por do të tërhiqet përpara zgjedhjeve lokale në maj.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit