-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lotët e vajzës për të atin polic që vdiq: Babush, të don çika jote përjetësisht

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në Prishtinë, ku zyrtari i Policisë së Kosovës, Alban Tolaj është gjetur pa shenja jete në rrugën “Ahmet Korenica”.

Polici 47-vjeçar ka humbur jetën në rrethana të dyshimta. Në lidhje me vdekjen e policit Tolaj, kanë reaguar shumë miq e familjarë të tij, e po ashtu kolegë nga Policia e Kosovës.

Dhimbjen për vdekjen e zyrtarit të Policisë, përmes një postimi emocionues e ka shprehur edhe vajza e tij, Elsa Tolaj.

“Babush, shpirti jem, dashnija jeme e pare dhe ma e madhe… Allahu qofte i meshirshem me ty dhe te shperblefte me Xhenet, aty ku s’ka me dhimbje as mërzi, veç paqe e lumturi.

Inshallah nje dite takohemi prape, aty ku dashnia nuk ka fund. Te don cika jote e vogel perjetësisht, babush. Nuk je fizikisht ketu, por ne zemrën time je çdo sekonde. Pusho i qete, shpirti jem” shkruan ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit