Tragjedia e rëndë që ndodhi në Koçan ka shkuar në 60 numri i viktimave pasi ditën e djeshme humbi jetën edhe Aleksandar Karadakovski.
Ai po trajtohej në Lituani por për shkak të plagëve të marra nuk mundi që të mbijetojë. Karadakovski ishte menaxher në diskotekën “Puls”, ku njëherësh punonte edhe si banakier.
Ditën e sotme prindërit dhe të afërmit e viktimave marshuan me moton “Marshim për ëngjëjt” ku kërkuan drejtësi. Marshimi nisi në qendrën tregtare, më pas në ndërtesën e komunës së Koçanit, komisariatin e policisë dhe në fund në gjykatën themelore dhe prokurorinë.
Ata mbanin në duar fotot e viktimave të ccilët humbën jetën me 16 mars nga zjarri që ra në diskotekën në Koçan.