Policia e Romës ka ushtruar kontrolle të reja në banesën e ish-të dashurit të Ilaria Sula, studentes shqiptare e cila që u godit me thikë për vdekje. Më pas ajo u fut në një valixhe dhe u gjet në një shkëmb në Poli. Sipas mediave italiane, është sekuestruar një kompjuter.
23-vjeçari Mark Antony ish i dashuri i Ilarias ka dëshmuar se ka treguar se e ka kryer vetëm vrasjen dhe nuk e kishte paramenduar krimin. Ai ka treguar se pasi ishte zgjuar kishte lexuar një mesazh që kishte mbërritur në telefonin e Ilarias dhe më pas e goditi atë në qafë me thikë.
Arma e ftohtë së bashku me një çantë me tapetin dhe leckat e përdorura për të pastruar dhomën ishin hedhur në kosh, ndërsa telefoni në pusetë. Ndërkohë priten prova për praninë e prindërve në shtëpi në momentin e krimit.