Mesditën e sotme qytetet dhe fshatrat e qarkut të Elbasanit u përfshinë nga moti i keq.
Për shkak të reshjeve të dendura të shiut në aksin Elbasan-Librazhd-Përrenjas veçanërisht në vendet e quajtura “Kthesat e Murrashit”, “Kthesat e Dragostunjës” dhe “Kthesat e Pishkashit”, ka pasur rënie inertesh dhe masiv gurësh.
Si pasojë u krijua vështirësi në kalimin e qytetarëve. Menjëherë autoritetet kanë ndërmarrë masat e nevojshme për pastrimin e rrugëve dhe për garantimin e sigurisë në këto zona.