-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zi kombëtare për viktimat në Ukrainë nga sulmet ruse, Macron: Duhet të arrihet armëpushimi

Kryesoret

Presidenti francez Emmanuel Macron u ka shprehur sot ngushëllimet familjarëve të viktimave ukrainasve për tragjedinë e shkaktuar nga sulmi rus në qytetin e Kryvyi Rih.

Macron në platformën X tha se Rusia kishte rifilluar një sërë sulmesh ajrore në qytetet e Ukrainës gjatë natës, përveç sulmit të 4 prillit në Krivi Rog, i cili vrau shumë fëmijë. Ai theksoi se duhet që të arrihet sa më shpejt një armëpushim.

“Në këtë ditë zie kombëtare në Ukrainë, mendimet e mia janë me fëmijët dhe të gjitha viktimat civile të sulmeve vdekjeprurëse të kryera nga Rusia, si në Kryvyi Rih më 4 prill. Sërish mbrëmë, sulme të shumta ruse shënjestruan zona të banuara në Kiev dhe disa qytete të tjera të Ukrainës. Ndërsa Ukraina pranoi propozimin e Presidentit Trump për një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar 30-ditor gati një muaj më parë, dhe ndërsa ne punojmë me të gjithë partnerët tanë për të siguruar paqen, Rusia vazhdon luftën e saj me intensitet të ri, duke mos treguar asnjë respekt për civilët. Këto sulme ruse duhet të ndalen. Duhet të arrihet një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur. Dhe veprime të forta duhet të pasojnë nëse Rusia vazhdon të ngecë dhe të refuzojë paqen. Edhe sa do të luajë Rusia me ofertat e paqes nga Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina, ndërkohë që do të vazhdojë të vrasë fëmijë dhe civilë?”, shkruan Macron.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit