Mbrëmjen e sotme në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo po diskutohet për zgjedhjet e 11 majit.
I ftuari Florian Pullazi i Partisë Socialiste shpreeht se ata janë më të organizuar se Partia Demokratike.
“Kur ka zgjedhje thuhet Partia Socialiste kështu, jo bandat, ndërkohë institucionet e drejtësisë kanë vënë para drejtësisë ata që quhen banda. U fol që një grup deputetësh pritën zotin Berisha dhe nuk besoj se BE mbështet njerëz që janë të akuzuar nga drejtësia. Unë shoh që Berisha shkon atje për të justifikuar problemat e veta personale. E gjitha PD fokusohet te Berisha. PS patjetër që është më e organizuar”, tha Pullazi.