-sidi education-spot_img
14.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hapet konsullata shqiptare në Ulqin

Kryesoret

Ditë e rëndësishme për shqiptarët në Ulqin. Sot u inaugurua Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë. Në ceremoninë e inaugurimit mori pjesë ministri Igli Hasani dhe homologu malazez Ervin Ibrahimović.

“Ndjekim me përkushtim zhvillimin dhe mirëqenien e shqiptarëve kudo që ata jetojnë. Komuniteti shqiptar në Mal të Zi, faktor i rëndësishëm stabiliteti dhe bashkëjetese. Mbështesim rolin shqiptar dhe inkurajojmë përfaqësimin e shqiptarëve në të gjitha nivelet e jetës institucionale”, tha Hasani.

Hasani tha se konsullata në Ulqin është dëshmi e raportit të veçantë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

“Me Malin e Zi ndajmë të njëjtin vizion për integrim evropian, të angazhuar për një të ardhme më të fortë. Konsullata, nyje kyçe për të thelluar bashkëpunimin në të gjitha nivelet me Malin e Zi”, tha Hasani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit