Dhimbje e madhe. Sot është përcjellë për në banesën e fundit studentja shqiptare Ilaria Sula, që u vra nga i dashuri filipinas, Mark Antony Samson në Romë.
Babai i Ilarias falënderoi të gjithë qytetin, kryetarin e bashkisë dhe policinë dhe të gjithë njerëzit për solidaritetin ndaj familjes së tij.
Në Terni, kryebashkiaku Stefano Bandecchi tha se do të bëhet “shfaqja e flamujve në gjysmështizë” në shenjë zie. Ndërkohë në Romë, në Sapienza, mësimet janë pezulluar në kujtim të Ilarias.