23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Pushtimi arab” i Ulqinit, kryeministri Spajiç: Kemi një mbështetje të opozitës

Kryesoret

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç gjatë një konference për shtyp në Podgoricë me shefen e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Kajas Kallas u shpreh se nuk merr në konsideratë kundërshtimin e projektit të investimeve nga Emiratet e Bashkuara Arabe në plazhin kryesor të Ulqinit.

Spajiç tha se synimi i tij është që të merret vesh me grupet parlamentare, për ta kaluar atë në kuvend për miratim.

“Kemi filluar konsultimet me grupet parlamentare. Në bazë të reagimeve fillestare do të thoja se mund të llogarisim edhe në mbështetjen e një pjese të opozitës. Është shumë e rëndësishme që një projekt si ky të mbështetet nga sa më shumë deputetë, sepse kjo është diçka për të cilën duhet të kemi një konsensus dhe jo të luftojmë politikisht. Bashkëpunimi me Emiratet e Bashkuara Arabe është në përputhje me partnerët e BE-së dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë marrëveshje të tilla me disa anëtarë të BE-së. Investime të tilla janë bërë edhe në Shqipëri. Përveç Emirateve, ne po përgatisim edhe marrëveshje shumë të rëndësishme ndërshtetërore me tre shtete anëtare të BE-së, të cilat do të na mundësojnë të bëjmë investime të mëdha, të ndërtojmë infrastrukturë dhe shumë projekte të tjera që mund të mos kenë qenë në fokus deri më tani”, tha ai.

Ndërsa Kallas tha se duhet që të respektohen të gjitha ligjet.

“Mendoj se zhvillimi ekonomik i Malit të Zi është padyshim në interes të Bashkimit Europian. Ne jemi të interesuar gjithashtu edhe në diversifikimin e portofolit ekonomik. Sigurisht, Ajo që është e rëndësishme është që të respektohen të gjitha ligjet dhe detyrimet e ndërmarra nga Mali i Zi dhe që kompanitë europiane të kenë të njëjtat të drejta kur bëhet fjalë për investimet në Mal të Zi. Kjo sepse kompanitë europiane janë vërtetë të interesuara për të investuar në përgjithësi në Mal të Zi”, u shpreh Kallas.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit