18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spahiu: Berisha e di se kush është fituesi me 11 maj, po përgatit terrenin

Kryesoret

Në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo po diksutohet se kush do të fitojë me 11 maj. I ftuari juristi Kreshnik Spahiu u shpreh se Sali Berisha e di se si do të jetë rezultati i zgjedhjeve.

Spahiu nënvizoi se Berisha e di se kush është fituesi dhe po përgatit terrenin.

“Unë kam një pikëpamje realiste të të ardhmes së Berishës që është se nëse ai do të fitojë zgjedhjet do ti hapet çdo derë dhe do ti hiqet çdo sanksion dhe nëse do ti humb do ti mbyllet çdo derë dhe nuk do ti hiqet asnjë sanksion, sepse është në filozofinë e ndërkombëtarëve që të bëjnë partner fituesin dhe mbajnë larg atë që është humbës.
Për Berishën këto zgjedhje janë të fundit drejt misionit që ka për të marr pushtetin për shkaqe edhe biologjike të moshës së tij. Berisha si nga liderët më të vjetër në politikë është njeri që sot e di rezultatin e zgjedhjeve, është i bindur se kush është fituesi dhe humbësi i zgjedhjeve, në këto 5 javë ai do përgatis terrenin për atë që e di se do të ndodh më 12 maj, ai ka filluar që të thotë zgjedhjet po vidhen. Berisha thotë nuk ka zgjedhje me Ramën dhe prap hynë në zgjedhje me Edi Ramën, nëse është i bindur se zgjedhjet po vidhen të tërhiqet nga zgjedhjet. Pse bëri paktë më Ramën?”, tha Spahiu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit