Komisioni Evropian i ka ofruar Shteteve të Bashkuara një marrëveshje për heqjen e tarifave për të gjitha mallrat industriale si pjesë e negociatave tregtare, tha Ursula von der Leyen duke theksuar synimin e saj për t’u hakmarrë ndaj politikave të Donald Trump nëse bisedimet dështojnë.
“Evropa është gjithmonë e gatshme për një marrëveshje të mirë,” tha Ursula von der Leyen.
“Ne jemi gati për të negociuar me SHBA. Në të vërtetë, ne kemi ofruar tarifa ‘zero për zero’ për mallrat industriale, siç kemi bërë me sukses me shumë partnerë të tjerë tregtarë. Europa është gjithmonë e gatshme për një marrëveshje të mirë. Kështu që ne e mbajmë atë në tryezë. Por ne jemi gjithashtu të përgatitur të përgjigjemi përmes kundërmasave dhe të mbrojmë interesat tona”, tha Von der Leyen.
Ajo ka shtuar se Marrëveshja “zero për zero” u ofrua në të kaluarën “në mënyrë të përsëritur” për sektorin e automobilave, “por nuk pati asnjë reagim” nga Uashingtoni.