Nëna e filipinezit Mark Samson, i cili vrau me thikë 22 vjeçaren shqiptare Ilaria Sula, ka pranuar para autoriteteve italiane se ka ndihmuar djalin e saj në krim.
Sipas medias italiane, nëna e të riut është shprehur se ka ndihmuar Samson të fshijë gjurmët e gjakut të mbetur në banesën e tyre, ku dhe ndodhi krimi i rëndë.
Ajo është vënë zyrtarisht nën hetime, për veprën penale “bashkëpunim në fshehjen e një kufome”, sipas Kodit Penal të Italisë.
Ndërsa babai i Markut deri më tani raportohet se ai nuk ndodhej në shtëpi në momentin kur ka ndodhur krimi i rëndë.
Vrasja e Ilaria Sulës, avokati i familjes së ish-të dashurit: Prindërit kërkojnë falje