Zbardhen detaje të reja në lidhje me 23-vjeçarin, Mark Samson pas vrasjes së studentes me origjinë shqiptare, Ilaria Sula.
Filipinasi pas krimit ka drekuar me shoqen e shqiptares dhe ka diskutuar për problemet që kishte me të. Ai ka vazhduar të bisedonte për çështje të thjeshta dhe banale, pa treguar shenja pendimi apo shqetësimi për veprimin që kishte kryer.
“Ajo që bie në sy te Mark Samson është qëndrimi i tij i vetëkontrollit të fortë dhe të qartë, veçanërisht në fazën pas vrasjes së Ilarias.
Edhe pse disa herë kishte thënë se nuk mund të jetonte pa Ilarian dhe s’mund ta imagjinonte jetën pa të, pasi e vrau brutalisht dhe hoqi qafe trupin e vajzës, ai ia doli të kthehej menjëherë në normalitet”, thuhet në vendimin e gjykatës.
Gjithashtu, ai i ka dërguar mesazhe babait të Ilarisë, duke u shtirur se ishte vajza e tij, dhe ka vazhduar të komunikonte me shoqet e Ilarisë, duke bërë që ato të besonin se ajo ishte ende gjallë.