-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Merkuri në shenjën e Peshqve, ja shenjat që do të ndiejnë më në fund lehtësim

Kryesoret

Pas një periudhe të gjatë tensionesh, keqkuptimesh dhe ngërçesh komunikimi që zgjati nga data 16 mars deri më 8 prill, Merkuri më në fund ka ndalur lëvizjen e tij retrograde dhe ka kaluar në rrugë të drejtë në shenjën e Peshqve. Ky ndryshim pritet të sjellë një frymëmarrje të madhe lehtësimi për disa shenja të horoskopit.

Gjatë kësaj periudhe, shumë persona janë ndjerë të bllokuar në vendimmarrje, përballur me situata të paqarta apo kthime të pashmangshme në të kaluarën. Por me kalimin e Merkurit në një fazë më të qetë dhe pozitive, energjitë fillojnë të rrjedhin më mirë dhe çështjet e mbetura pezull mund të gjejnë më në fund zgjidhje.

Sipas astrologëve të Astrology.gr, shenjat që do të ndiejnë më shumë përmirësim janë:

Peshqit, të cilët do ndihen më të qartë në mendime dhe më të lirë në shprehje;

Virgjëresha dhe Binjakët, të cilët më në fund do kenë mundësi të rikthejnë kontrollin dhe logjikën në jetën e tyre të përditshme;

Shigjetari, që do të shohë qartësi në vendimet personale dhe profesionale;

Akrepi dhe Luani, që do të përfitojnë nga qartësimi i ndjenjave dhe i komunikimit me të tjerët;

Ujori, që do të ndiejë lehtësim në çështjet financiare dhe marrëdhëniet sociale.

Kjo është një periudhë ideale për të hedhur hapa përpara, për të komunikuar më hapur dhe për të rivendosur balancën në fusha të ndryshme të jetës. Meqë Merkuri nuk do jetë më pengesë, është koha për të reflektuar dhe vepruar me qetësi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit