Mbledhja e këshillit bashkiak të Shkodrës dështoi të zhvillohej, pasi PSD dhe PD braktisën sallën duke bërë që të mos jetë kourumi i duhur.
Pasi u miratuan vetëm pikat e para të rendit të ditës që lidhen me shtresat sociale, anëtarja e këshillit Marin Duhani e PSD bëri të ditur se social demokratët nuk do vijojnë më këtë mbledhje. Gjithashtu edhe këshilltarët demokratë morën të njëjtin vendim pas një pushimi 5 minutësh.
Në këtë mbledhje të këshillit bashkiak një prej pikave më të rëndësishme të rendit të ditës ishte dhënia e një sipërfaqe të madhe të rërës në plazhin e Velipojës në administrim të ndërmarrjes Bio Strajca sh.a me qëllim që shezllonet në këtë sezon veror t’i vendosë kjo shoqëri aksionere e administruar nga bashkia dhe jo më privatët apo operatorë turistik siç ka qenë më përpara.
Kjo braktisje e mbledhjes së këshillit bashkiak nga PSD vjen edhe pas disa shkarkimeve të drejtorëve rajonal të PSD në qarkun Shkodër, përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.