Nga shembja e çatisë së një klubi nate në Santo Domenigo, në Republikën Dominikane kanë humbur jetën të paktën 27 persona dhe më shumë se 150 janë plagosur.
Sipas medias, çatia e klubit të natës Jet Set u shemb teksa në skenë po performonte këngëtarja Rubby Perez, e cila mbeti e plagosur.
Lajmi u bë i ditur nga drejtori i Qendrës së Operacioneve Emergjente, Juan Manuel Mendez. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur drejtori i urgjencës dhe ministrat e Mbrojtjes e Shëndetësisë. Ndërsa ende nuk dihet shkaku i ngjarjes së rëndë.
VIDEO/ Shembet çatia e një diskoteke në Republikën Domenikane, vdesin 12 persona