Policia ka arrestuar 50-vjeçarin Shpëtim Konja, i cili qëlloi me armë në drejtim të vëllait të tij, Zarif Konja, ku fatmirësisht të shtënat nuk kanë prekur mbi të.
50-vjeçari akuzohet për tre vepra penale “Kanosje”, “Dhunë në familje” dhe “Shkatërrim i pronës”.
Dy vëllezërit janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe sherri ka degraduar në përdorimin e armëve, pas një debate për motive pronësie.