-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fillon nesër vulosja e fletëve të votimit për diasporën

Kryesoret

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të enjten, më 10 prill 2025 në orën 09:00, do të nisë zyrtarisht procesi i vulosjes së fletëve të votimit për votuesit nga jashtë vendit.

Ceremonia do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Sportit, pranë Parkut Olimpik “Feti Borova” në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë këtij procesi do të realizohet:

Vulosja e fletëve të votimit sipas qarqeve përkatëse;
Vendosja e fletëve të votimit në zarfin “A”, i cili është zarfi individual për çdo votues dhe përmban vetëm fletën e votimit;
Përgatitja për paketimin dhe dërgimin e mëvonshëm të materialeve të nevojshme për procesin e votimit nga jashtë vendit.
Ky proces do të realizohet në kushte sigurie të larta dhe nën monitorimin e përfaqësuesve të KQZ-së, vëzhguesve ndërkombëtarë, si dhe subjekteve zgjedhore, në mënyrë që të garantohet besueshmëria dhe transparenca e plotë.

KQZ ka theksuar se janë marrë të gjitha masat për të garantuar konfidencialitetin, integritetin dhe fshehtësinë e votës. Zarfet e fletëve të votimit (zarfi “A”) do të vendosen më pas brenda zarfit “B”, së bashku me dokumentacionin përkatës të identifikimit, përpara se të nisen për në adresën e zgjedhësit jashtë vendit.

Gjithashtu, çdo hap i këtij procesi do të dokumentohen dhe regjistrohet për transparencë maksimale, ndërsa prania e vëzhguesve pritet të sigurojë besueshmëri të plotë në të gjithë fazat e procesit.

Pas vulosjes dhe dërgimit të fletëve të votimit, fazat e ardhshme do të përfshijnë:

Dërgimin e zarfeve në adresat e zgjedhësve përmes postës;
Mbledhjen e votave të ardhura përmes postës brenda afatit të përcaktuar;

Numërimin e votave në një qendër të posaçme të ngritur nga KQZ, në prani të vëzhguesve dhe palëve të interesuara.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit