Në konferencën “Diplo2025”, zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, theksoi rolin e rëndësishëm që kanë ambasadat shqiptare në mbështetjen e diasporës.
Ajo i ftoi diplomatët të jenë shtëpia dhe zëri i shqiptarëve jashtë vendit, duke u dhënë atyre informacion dhe ndihmë.
Balluku përshkroi Shqipërinë si një kantier të madh ndërtimi, ku kërkesa për fuqi punëtore është e madhe, dhe nënvizoi se shumë shqiptarë jashtë mund të kthehen për të kontribuar në zhvillimin e vendit.
“Kthejeni ambasadën shqiptare në shtëpinë e prindërve. Ne jemi shumë në diasporë – disa të suksesshëm, disa jo. Duhet t’i informoni dhe mbështesni. Shqipëria ka nevojë për njerëzit e saj,” tha ajo.









