-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ivi Kaso: Fermerët do jenë investitorët tanë strategjikë

Kryesoret

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Korçën Ivi Kaso ka zhvilluar një takim me fermerë dhe punëtorë në fshatin Dvoran.

Kaso shprehet se qeveria nuk ka reaguar për prodhimet e të cilëve janë dëmtuar nga reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulta. Ai nënvizon se në Shqipërinë Madhështore fermerët do jenë investitorët tanë strategjikë.

“Sot në Dvoran mes fermerëve dhe punëtorëve të goditur rëndë nga fatkeqësia natyrore e ditëve të fundit, nga temperaturat e ulëta, nga bora të cilat kanë shkatërruar në masën më të madhe të prodhimit të pritshëm për qershitë, për kumbullat dhe mollët. Asnjë reagim nga qeveria as pushteti vendor të paktën për evidentimin e problematikës aq më pak për shpalljen e fatkeqësisë natyrore për të siguruar çfarëdo lloj suporti fermerëve të cilët sot ndihen të mposhtur nga kapriçot e natyrës në këtë moment të pazakontë. Fermerët nuk kërkojnë lëmoshë. Ata kërkojnë asistencë deri në daljen e prodhimit të ri. Kërkojnë që qeveria të jetë prezente, kërkojnë që të mbështeten. Në Shqipërinë Madhështore fermerët do jenë investitorët tanë strategjikë. Nuk do të detyrohen që prodhimin ta çojnë në kanal por do ta ëojnë në tryezat e shqiptarëve”, tha Kaso.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit