Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Dibrës, Basir Çollaku akuzon se rivalët socialistë dje se ishin duke shpërndarë miell në këmbim të votës për zgjedhjet lokale të 11 majit.
“Furgoni i miellit?!?! Apo…Sot rreth 17 e 30 një furgon “Mercedez Benz”, sprinter i verdhë sipas njoftimeve nga terreni është futur në zonën e Bushkashit duke “inspektuar” banesat me sajdisje.
Në timonin e mjetit ishte një eksponent i PS të Matit. Furgoni shoqërohej nga një fuoristradë në të cilën kishte punonjës të njësisë administrative Ulëz. Unë e kam ndjekur vetë bë terren ku dhe e kam fitografuar.
Siç do bëjmë me çdo rast kur marrim dijeni. Sprinteri ka dy pronarët e përdoruesit nga Durrësi dhe nga Mati. Emrat do ia përcjellim Policisë se Komisariatit Mat të Drejtorisë së Policisë Vendore Dibër, të cilën e kemi vënë në dijeni, duke pritur për verifikimet e duhura proceduriale.
Policia nëpërmjet telefonave të personave në mjet mund të kontrollojnë qelizat e telefonit dhe të konstatojnë rrugëtimin e mjetit të dyshuar”, shkruante Çollaku në Facebook.