Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi zhvilloi një takim me qytetarët në degën 5 në Selitë.
Këlliçi shprehet se ka shumë problematika duke filluar nga mungesa në infrastrukturë, shërbime bazë dhe shëndetësi. Ai theksoi se Partia Demokratike do të ndërhyjë me vullnet dhe energji me Paketën e Dhembshurisë brenda 100 ditëve të para.
“- 200 euro minimumi jetik
– 500 euro rroga minimale
– 1200 euro rroga mesatare
– Rritje 20% e pensioneve
– Ulje e çmimit të energjisë ne 7 cent/kilovat
Të gjithë bashkë, mund të sjellim ndryshimin që i duhet Shqipërisë!”, shprehet Këlliçi.