Presidenti francez Emanuel Macron do të jetë në Tiranë në muajin maj, në vizitën e dytë zyrtare në Shqipëri që korrespondon edhe me Samitin e Komunitetit Politik Europian të 16 Majit.
Lajmi u bë i ditur nga ministri Igli Hasani gjatë takimit me ministrin Francez të deleguar për Evropën, Benjamin Haddad, i cili ka nisur një vizitë dy-ditore në Shqipëri.
Macron vizitoi Shqipërinë për herë të parë në një vizitë zyrtare më 16 tetor 2023, ku u pritë me ceremoni shtetërore, ndërsa në fokus të takimit ishin marrëdhëniet mes dy vendeve, si edhe mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si kultura, arsimi, ekonomia apo energjia.