-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vokshi në Asamblenë Parlamentare të KiE: Demokracia në Shqipëri është nën sulm

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi gjatë fjalës së saj në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ngriti shqetësimin për sulmin që po i bëhet demokracisë në Shqipëri.

Vokshi nënvizoi nevojën për mbrojtje të zgjedhjeve që do të mbahen në kushtet kur vendi ynë është kandidat për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

“Ajo që z. Mullen përmendi më parë, lidhur me financimin nga fondacioni Soros, është e vërtetë edhe për Shqipërinë. Ky fondacion ka qenë i përfshirë në hartimin dhe zbatimin e reformës në drejtësi, reformës zgjedhore dhe çdo reforme tjetër të rëndësishme.

Këto procese kërkojnë transparencë dhe analizë Urgjente, pasi në vend që të përmirësojnë demokracinë, ato e kanë përkeqësuar atë. Sot shqiptarët nuk marrin drejtësi – një çështje në gjykatë zgjat 15-20 vite. Sipas raportit të OSBE/ODIHR, zgjedhjet në Shqipëri nuk janë as të lira dhe as të ndershme. Rekomandimet nuk janë zbatuar. Po kështu Vokshi denoncoi edhe përdotimin e administratës publike dhe aseteve shtetërore nga partia në pushtet në funklsion të zgjedhjeve, duke e bërë garën e 11 majit të pabarabartë, ndaj kërkoi mbështetje nga BE për garantimin e një procesi të lirë

Kemi qenë dëshmitarë, të keqpërdorimit të aplikacioneve si “Aktivisti”, i përdorur nga Partia Socialiste në pushtet në çdo palë zgjedhje – për propagandë, manipulim të sjelljes së votuesve, intimidim të nëpunësve civilë dhe heshtje të kundërshtarëve politikë.Situata bëhet akoma më alarmante kur bështet bashkë me korrupsionin endemik, përkeqësimin e sundimit të ligjit dhe centralizimin e pushtetit. Nevojitet një plan që shtrihet përtej kufijve të BE-së, për të mbrojtur vendet kandidate si Shqipëria, Moldavia, Gjeorgjia etj. Vendime si ai i ndalimit të TikTok nga Kryeministri i Shqipërisë, dhe kontrolli i internetit përmes pajisjeve speciale disa javë para zgjedhjeve, janë veprime autokratike dhe minojnë të drejtat themelore,” tha Vokshi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit