Zv.presidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho zhvilluan sot një takim me qytetarët në zonën e Medresesë. Xhixho u shpreh se pas 11 majit do të rikthehet një model të ri ekonomik.
Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë numrin 1 Koalicioni n“PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” dhe Ilir Metajn për qarkun Tiranë.
“Sot në Medrese, aty ku çdo ditë ndihen gjithnjë e më shumë pasojat e mungesës së fuqisë blerëse, fuqisë punëtore dhe vështirësitë që përballen bizneset e vogla.
Pas 11 majit, do të rikthejmë shpresën me një model të ri ekonomik që u shërben çdo qytetari dhe biznesi: ulim taksat, çmimin e naftës dhe të energjisë elektrike. Taksat lokale nuk do të kalojnë 1% të xhiros vjetore. Do të rrisim pagat dhe pensionet, duke i dhënë frymëmarrje ekonomisë shqiptare.
Është koha për të votuar për ndryshim!
VOTO NR. 1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
VOTO ILIR METAJ – për Qarkun Tiranë!”, shprehet Xhixho.