Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer kontrolle ditën e sotme në një biznes në Elbasan i cili e ka veprimtarinë në fushën e ndërtimit.
Dyshohet se kompania ku janë kryer kontrolle ka përfituar tendera të shumtë, disa prej tyre të dyshuar në mënyrë të paligjshme nga bashkitë e Qarkut të Elbasanit.
Janë sekuestruar, dosje, kompjutera dhe celularët e punonjësve të biznesit.