Michelle Obama është shprehur kundër thashethemeve se martesa e saj me Barack Obaman mund të jetë në telashe. Zonja Obama tha në podkastin Work in Progress të organizuar nga aktorja Sophia Bush se ajo tani ishte në gjendje të kontrollonte kalendarin e saj si një “grua e rritur”.
“Dmth, aq shumë sa që këtë vit njerëzit as që mund ta kuptonin se unë po bëja një zgjedhje për veten time, saqë duhej të supozonin se unë dhe burri im po divorcohemi.
“Kjo nuk mund të jetë një grua e rritur që merr vetëm një sërë vendimesh për veten e saj, apo jo? Por kjo është ajo që na bën shoqëria.”
Zonja Obama tha gjithashtu në podcast: “Zgjodha të bëja atë që ishte më e mira për mua. Jo atë që duhej të bëja. Jo atë që mendoja se njerëzit e tjerë donin të bëja”.