Një mik i afërt i Mark Samson vrasësit të Ilarias ka treguar për sjelljet e çuditshme dhe të dyshimta të tij në ditët e fundit nga krimi tragjik. Maher Abouzeid miku i Samson tha se Marku është një përbindësh.
“Marku nuk ishte tip agresiv, as xheloz. Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë një mizori të tillë. Ai është një përbindësh, e përsëris. Gjithmonë e kam menduar si një djalë inteligjent, por të kesh këtë ftohtësi është e frikshme. Më duket sikur jam në një film horror. Por nuk kam asgjë për të fshehur”, thotë miku i tij.
Ai tha se një ditë pas vdekjes së Ilarias, Marku kishte dorën e fryrë dhe të lënduar por ai kishte thënë se ishte zënë me dy djem. Sipas tij Marku ishte i ndronditur dhe kishte një sjellje që qeshte, këndonte dhe kërkonte shoqëri femrash. Gjithashtu miku i tij tha se Marku nuk pranoi të largohej nga makina e tij as për disa orë.
“I sugjerova Markut të linim makinën dhe të shkonim së bashku në shtëpi, sepse duhej të flinte në shtëpinë time – por ai nuk pranoi. Nuk donte ta linte pa mbikëqyrje, as për disa orë. Ishte një reagim i çuditshëm. Ai dukej i tmerruar nga ideja e ndarjes me të. Nuk dua ta mendoj që ishte trupi i Ilarias në të”, tha miku i tij.
Më pas ai tregon edhe se ishte takuar sërish me Markun me datë 31 mars dhe atë ditë sipas tij ishte shumë më i heshtur sesa zakonisht.
“U përpoqa ta bëja të fliste. Mendova se po ndihej keq për të gjithë situatën. Ai më tregoi për denoncimin e zhdukjes, për prindërit e Ilarias, për reagimin e babait të saj, i cili i tronditur në komisariat, , e qëlloi me shuplakë dhe e pyeti nëse e dinte ku ishte vajza e tij dhe për nënën e saj, e cila me lot e pyeti: “Më thuaj që nuk di gjë, se nuk ishe ti”.
Ai spekuloi se ajo kishte ikur me dikë që e kishte takuar në chat. Ai po luante bllofin. Dhe në mëngjes, kur ishim në shtëpinë time, ai ishte mbyllur në tualet dhe në atë moment në profilin e Ilarias në Instagram u shfaq një histori e re, ku shkruhej: ‘Jam mirë dhe i falënderoj të gjithë’. Në të njëjtën kohë, ai më tregoi edhe për një letër, për të cilën pretendonte se ishte shkruar nga ajo, e dorëzuar gjatë takimit të tyre të fundit.
Një letër e çuditshme, jashtë gjuhës së saj. Ajo tha se donte të largohej, por se e donte atë. Një tjetër e çuditshme e asaj dite ishte një frazë që ai përsëriste shpesh dhe që më ngeli në mendje: ‘Kam frikë nga policia’. Atë mbrëmje na ndaloi një patrullë për një kontroll rutinë, por ai ishte jashtëzakonisht i në siklet. Vazhdonte të shikonte pas. Më pas ditët pas zbulimit të trupit dhe arrestimit. Bota ime u shpërbë”.