Plagosje me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrugën e Dibrës, ku një person është plagosur me armë zjarri pas një konflikti. Autori i plagosjes është Franci Canaj, ndërsa i dëmtuari Gerald Hoxha.
Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes, një 32-vjeçar, i cili është shpallur në kërkim. I plagosuri një 29-vjeçar është qëlluar në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa hetimet për kapjen e autorit vijojnë me intensitet.