-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Putin nuk do të gjykohet për krime lufte për sa kohë është president

Kryesoret

Gjykata Speciale ka vendosur që Vladimir Putin për sa kohë mban postin e Presidentit të Rusisë, nuk do të gjykohet për krime lufte. Gjithashtu e njëjta rrugë do të ndiqet edhe për dy zyrtarë të tjerë rus, Kryeministrin rus Mikhail Mishushtin dhe ministrin e Jashtëm Sergey Lavrov.

Sipas medias, ndjekja penale e këtyre zyrtarëve të nivelit të lartë do të lejohet vetëm nëse të pandehurit janë fizikisht të pranishëm në dhomë – nuk ka gjasa që Rusia të mos e njeh pushtimin e Ukrainës si kriminale dhe kundërshton me vendosmëri bashkëpunimin me Perëndimin. Përndryshe, një gjyq në mungesë mund të zhvillohet pasi Putin të largohet nga detyra.

Në vitin 2023 Specialja në Hagë lëshoi një urdhër-arresti për Vladimir Putinin, ku tha se ka prova të mjaftueshme për përfshirje në dëbimin e fëmijëve dhe thotë se ka arsye për të besuar se ai i ka kryer aktet drejtpërdrejt, si dhe duke punuar me të tjerët.

Gjykata tha gjithashtu se udhëheqësi rus nuk arriti të ushtrojë të drejtat e tij për të ndaluar të tjerët që të deportonin fëmijët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit