-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama për plazhin e Durrësit: Zgjerojmë pjesën ranore me 100 metra

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama nga Durrësi gjatë takimit me operatorët e zonës foli për zgjerimin e shëtitores së Durrësit. Rama tha se synohet gjithashtu dhe zgjerimi i pjesës me 100 metra sipërfaqe ranore. Ai theksoi se do të jetë një plazh tërësisht i rilindur dhe do të sjellë sa më shumë turistë.

“Ajo që duhet të synojmë është që të mos rrisim numrat pafundësisht, por të rrisim numrin e turistëve që harxhojnë këtu, që sjellin para më shumë. Në këtë vend nuk kishte asnjë ligj për turizmin, ishte komplet xhungël, nuk kishte asnjë rregullore për plazhet, nuk kishte asnjë ndërveprim mes sektorit publik dhe atij privat. Kjo ka qenë situata dhe ky ka qenë kaosi që ne kemi trashëguar, por ajoi që vlen sot të përmendet është që kjo që kemi bërë është më mirë se ajo që kishim, por nuk mjafton për atë që duam të jemi. Këtu tek plazhi i Durrësit kemi bërë një investim të madh kapital për shëtitoren, tani kemi bërë një investim tjetër që do zbatohet për zgjerimin e vendeve ranore, me 100 metra. Pritet të arrihet vitin tjetër.

Do të kemi një plazh tërësisht të rilindur, që do të lidhet me plazhin e ri që po krijohet tek marina e Durrësit. Puna do të hyjë në një ritëm tjetër sapo të fillojë spostimi i portit tregtar. Kemi gjithashtu një projekt shumë ambicioz, që urojmë ta çojmë përpara me një grup shumë të madh investitorësh që për herë të parë do të provojnë krijimin e një territori në det. Të gjitha këto rrisin investimet dhe përfitimet. Gjërat e reja që investojnë këtu synojnë të sjellin sa më shumë turistë, që paguajnë më shumë dhe sjellin lekë më shumë”, u shpreh Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit