20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Studimi i ALTAX/ Skaneri i mandatit të tretë, arritjet dhe dështimet në çdo sektor

Kryesoret

Qendra “ALTAX” e drejtuar nga eksperti i ekonomisë, zoti Eduart Gjokutaj ka bërë një vlerësim të programit të qeverisë në këtë mandat të tretë dhe efiçencën e menaxhimit të kostove.

Synimi i raportit për 1200 ditët e qeverisjes “është të vlerësojë realizimin e objektivave dhe rezultateve të parashikuara nga qeveria gjatë mandatit të saj, duke analizuar nivelin e përmbushjes së programeve të zhvillimit dhe menaxhimin e burimeve financiare të alokuara për këto qëllime”.

Raporti ka për qëllim të identifikojë efikasitetin e politikave dhe strategjive të zbatuara, si dhe të analizojë menaxhimin e kostove dhe përdorimin e fondet publike gjatë periudhës 1200 ditore, duke ofruar një pasqyrë të aspekteve pozitive dhe të dobëtat të zbatimit të planit qeveritar. Ai gjithashtu synon të ofrojë rekomandime për përmirësimin e menaxhimit financiar dhe arritjen e qëllimeve të qëndrueshme në vijim.

Ky raport është një përmbledhje gjithëpërfshirëse e mbi 93 programeve qeverisëse, të cilat janë sqaruar dhe detajuar në nivel integral, dhe të cilat mund të gjenden të plota në platformën polifakt.al.

Ai synon të ofrojë një argumentim shterues dhe të detajuar të zbatimit të secilit program, duke analizuar përmbajtjen e tyre, implementimin dhe rezultatet e arritura deri më tani.

Raporti fokusohet në vlerësimin e ndikimit të këtyre programeve në zhvillimin ekonomik dhe social, duke përfshirë aspekte të menaxhimit të burimeve financiare, performancës së administratës publike dhe efiçencës së masave të marra për përmbushjen e objektivave të caktuara në programin qeveritar 2021-2025.

Kjo përmbledhje siguron një pasqyrë të thelluar dhe të argumentuar mbi arritjet, sfidat dhe rekomandimet për përmirësime, duke i ofruar një kuptim të plotë të efektivitetit të politikave dhe iniciativave të miratuara gjatë periudhës 1200 ditore të qeverisjes.

Për një analizë më të detajuar dhe një shterim të plotë të argumenteve, fakteve, llogaritjeve financiare, kostove të qeverisjes, si dhe krahasimeve me kapacitetet fiskale, mund të referoheni drejtpërdrejt në raportet specifike për secilin nga 93 programet e qeverisë 2021-2025.

Kliko këtu- Raporti i plotë i qendrës ALTAX

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit