Gjykata e Lezhës ka refuzuar sërish kërkesën për lirim të portugezit Ruben Saraiva, i cili është dërguar për gjykim si i pandehur për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në prill të 2023 në Shëngjin.
Seanca u zhvillua sot në masa të rrepta sigurie dhe pas shqyrtimit të palëve, gjyqtari Lirim Bulica vendosi që Saraiva të vijojë të qëndrojë në burg.
Saraiva u ekstradua në Shqipëri më 31 dhjetor 2023, pasi autoritetet marokene pranuan kërkesën e drejtësisë shqiptare për ta dorëzuar atë. Ai ka mohuar të ketë lidhjen me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.