Gjykata e Trevisos në Itali ka lënë në burg Rogert Shotën dhe babanë e tij Pren Shotën, pasi akuzohen për vrasjen e Vldimir Topjanës. Shkak për vrasjen e Topjanës dyshohet se ka qenë një pronë në Shqipëri.
Rogert Shota vrau me dy plumba zjarri 43-vjeçarin Vladimir Topjana në klubin Bar Sportin Milan në Fontanafredda. Gjatë seancës Rogert Shota i ndihmuar nga avokati mbrojtës nuk ka treguar motivin e vërtetë të vrasjes.
Ndërsa Pren Shota babai i Rogertit i shoqëruar nga policia e burgjeve ka pretenduar se nuk ka qenë i pranishëm gjatë debatit të parë.