-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha: Do të vendos taksat më të ulëta që ekzistojnë në Europë dhe në botë

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha para shqiptarëve që ndodhen në sheshin Nënë Tereza premtoi se do të vendosë taksa më të ulëta që ekzistojnë në Europë dhe në botë. Berisha theksoi se do të rriten dhe do të dyfishohen rrogat dhe pensionet.

“Tani të ndërtojmë Shqipërinë madhështore, Shqipërinë më të bukur që shqiptarët kanë pasur në historinë e tyre ndaj edhe me këtë projekt do ta nisim jo me patronazhistët sikur e nisini, jo me ata ministrat, atë klanin tënd, ata oligarkët që mban përreth, por me ata 750 mijë burra që i ke katandisur si askush tjetër në Europë, do të vendosnim minimumin jetik 200 euro për cdo pensionist, student, të papunë.

Ne do të rrisim dhe dyfishojmë rrogat dhe pensionet. Shqipëria që prodhon është qëllimi i projektit tonë dhe ndaj unë jam këtu për t’u zotuar para shqiptarëve se qeveria do të vendosë mbi ta, taksat më të ulëta që ekzistojnë në Europë dhe në botë në mënyrë që ju të pasuroheni.

Rama dhe oligarkët e tij shfrytëzojnë pasuritë e vendit, por nesër do të kthehen për ju. Pastrimi i shtëpisë, Zoti vjen në shtëpi kur e pastrojmë atë, ne do ta pastrojmë atë, zero tolerancë ndaj korrupsionit do të jetë motoja jona.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit