-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryemadhi reagon pas divorcit: Unë do jepja jetën e jo më votën për Ilir Metën

Kryesoret

Monika Kryemadhi me anë një një postimi në rrjetin e saj social ka ka reaguar për divorcin e saj nga bashkëshorti Ilir Meta. Kryemadhi ka kërkuar votën për babain e fëmijëve të saj që me 11 maj të votojnë për Ilir Metajn.

Gjithashtu u ka kërkuar qytetarëve që sot në orën 19:00 të bashkohen në Sheshin Nënë Tereza në hapjen e fushatës së opozitës.

“Uroj që të më mirëkuptoni sot në këtë ditë të jo shumë të mirë për mua dhe familjen time. Mediat vrapuan sot për të zyrtarizuar sot divorcin tim me Ilir Metën. Familjarë që nga mamaja, vëllai, kushërinjtë, miqtë dhe mikeshat e mia për të gjithë ju që më keni ndjekur në të gjitha sfidat e mia dhe iu jam mirënjohëse për gjithçka.

Sot do iu lutesha të mos ndikoheni nga ky lajm, unë kërkoj prap me të njëjtin përkushtim dhe dashuri votën për babain e fëmijve të mi, për të cilët unë do të jepja jetën e jo më VOTËN për Ilir Metaj .

Sot kudo që jeni në çdo rrugicë dhe cep të Tiranës bashkohuni në hapjen e fushatës të opozitës sepse ky regjim është aq i keq dhe i helmuar sa helmon në qelizë dhe familjen shqiptare. Prandaj ju lutem sot më shumë se kurrë të jeni në Sheshin Nënë Tereza në orën 19 :00.”, shkruan Kryemadhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit