-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“La Repubblica”: Ishin me pranga, policia shqiptare kërkoi fotografimin e emigrantëve

Kryesoret

Ditën e sotme 40 emigrantë u dërguan në Shqipëri dhe ishin të prangosur, shkruan gazeta italiane La Repubblica. Emigrantët zbarkuan në orën 16:00 në portin e Shëngjinit, me anijen cila u nis nga Brindisi në orën 08:30. Secili emigrantë shoqërohej nga dy policë që i shoqëronin njëri përpara dhe tjetri nga pas.

“Ne i pamë me shirita në kyçet e dorës dhe kjo vërtet na goditi”, u shpreh Francesco Ferri nga organizata Action Aid.

“Është e paligjshme” shton avokati Gennaro Santoro i Antigone. Eurodeputetja Cecilia Strada kërkoi shpjegim nga policia italiane: “Ata po dilnin të prangosur. Na thanë se e bënë për të mos lënduar veten” – citon “La Repubblica”.

40 emigrantët u mblodhën nga të gjitha CPR-të italiane, përveç atyre në Macomer dhe Trapani. Ata janë kryesisht tunizianë dhe marokenë, por disa vijnë edhe nga vende të tjera si Bangladeshi dhe Moldavia.

Ata i hipën menjëherë në një autobus që hyri në hotspotin aty pranë dhe ndalesa ishte në qendrën e Gjadrit. Policia shqiptare, kësaj here kërkoi që ti t’i fotografonte.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit