Kryeministri Edi Rama ndodhet në takimin “Vajzat dhe Gratë Socialiste për Shqipërinë 2030”. Rama tha se Shqipëria është grua, Europa është grua dhe sukesi në Bashkimin Evropian varet nga nënat shqiptare dhe vajzat.
“Sot ne jemi mbledhur në të 12 qarqet e vendit ku do zhvillohen 12 garat e përballje elektorale për kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë për të nisur zyrtarisht fushatën e 11 Majit.
Ishte e vetmja mënyrë për të lidhur bashkë të gjitha forcat komando të forumit gruas, ne menduam se më e udhës ishte të mblidheshin drejtueset dhe koordinatoret e çdo qarku.
Shqipëria është grua, Europa është grua dhe suksesi i përpjekjes për Shqipërinë 2030 në BE Varet në radhë të parë nga nënat, motrat dhe nga bijat e Shqipërisë. Nuk ka asgjë që mua më bën krenar për PS se sa fakti që kjo forcë poliitke mbështete fuqimisht nga gratë dhe vajzat e Shqipërisë.
PS e mbështesin në rang kombëtar 56% e zgjedhësve gra dhe vajza, në qarqe të caktuara kjo mbështetje shkon në 65%. Te burrat dhe djemtë mbështetja është më e ulët te ne, se sa te gratë dhe vajzat.”, tha Rama.