Në Portin e Shëngjinit ka mbërritur anija “Libra” me 40 emigrantët nga Italia. Pas zbarkimit të emigrantëve, anija do t’i dhurohet shtetit shqiptar.
Ata do të sistemohen në kampin e ngritur në Gjadër, Lezhë, në kuadër të marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për strehimin e përkohshëm të emigrantëve.
Anija ishte planifikuar që të vinte një ditë më parë por u shty për shkak të një proteste në portin e Brindizit në Itali.