Prokuroria e Posaçme dërgoi për gjykim 27 të pandehurit, anëtarë të dy grupeve të strukturuara kriminale.
27 të pandehur akuzohen akuzohen për veprat penale: “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë me qëllim përfitimi, “Falsifikim i dokumentave”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit kriminal,“Grupi i strukturuar kriminal”, kryer në formën e krijimit, drejtimit, organizimit apo pjesëmarrjes, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal”, “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.
Të pandehurit janë:
Endri Seiti, Luan Tafalla, Km Shaqiful Islam, Endrit Ismailaj, Alok Mittra, Arnol Shpata, Xhuljeta Çopa, Artur Mata, Antonio Specchio, Altin Hasani, Edmond Braha, Emmanuel Delphin Assako Ella, Arjel hoxha, Orkid Pijaneci, Arba Hysenllari, Ermal Hoxha, Artan Sulaj, Luan Sulaj, Shkelzen Matmuja (Bokciu), Faik Matmuja, Bukurosh Muja, Lulzim Lami, Tome Preka, Xhuljo Krasniqi, Edmond Baklli, Iglan Alliçi, Arben Domi.
Sipas SPAK, ata kanë organizuar kalimin e paligjshëm të kufirit shqiptar të mbi 650 persona të huaj, kryesisht nga vendet e Azisë së Jugut (Bangladeshi) dhe Afrikës Qendrore (Kameruni), gjatë vitit 2023 deri në prill të vitit 2024, kundrejt përfitimit material.
Nga kontrollet e ushtruara në banesat e të pandehurve janë sekuestruar 700.000 (shtatëqind mijë) Dollarë Amerikanë, 400.000 (katërqind mijë) Euro, 4 000 (katër mijë) Pound, 520.000 Lekë.