Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili në rrjetin e tij social ka postuar një pamje nga djegia e urbanit që ka përfunduar në Lanë. Vasili shprehet se sipas tij edhe qeverisjes së Ramës i ka dalë flakë si urbanët e Tiranës. Ai thotë se qeverisja e Ramës po digjet nga korrupsioni.
“Qeverisjes së Ramës i ka dalë flaka si urbanët e Tiranës!
Autobus urban, që ka marrë flakë sot, ndërsa më parë kemi parë që autobuzë, që kanë përfunduar në Lanë apo që janë përplasur në mes të Tiranës e të tjera bëma pa fund.
Për plot 21 vjet Rama dhe Veliaj kanë qeverisur Tiranën dhe na kanë bërë peshqesh një trasport urban për turp dhe totalisht primitiv.
Dhe ec dëgjo këta shplarovinat e shpifur të paguar, që flasin për Tiranën moderne dhe të trasformuar.
Edhe qeverisja e Ramës, këtij individi që plot 28 vjet në politikë, ka marrë flakë si urbanët në Tiranë dhe po digjet nga korrupsioni, që plackit gjithçka dhe që është zënë për fyti nga narkotrafikantët.”, shkruan Vasili.